Komuna e Prishtinës publikon udhëzuesin për legalizimin e ndërtimeve, kush nuk aplikon përfshihet në listën e rrënimit

Komuna e Prishtinës njofton se ka përgatitur udhëzuesin mbi procesin e legalizimit të ndërtimeve, i cili ndihmon me informata konkrete rreth procesit dhe hapave që duhet të ndërmerrni për legalizimin e ndërtimeve.

Komuna po ashtu paralajmëron se nëse qytetarët nuk aplikojnë për legalizim të ndërtimit do të përfshihen në listën e rrënimit.

“Komuna mund të bëjë rrënimin e ndërtimit pa asnjë kompensim.”, apelon Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi./21Media

Back to top button