Hovenier: Roli i KFOR-it është i domosdoshëm në sigurimin e stabilitetit rajonal

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffery Hovenier është takuar sot me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Ferenc Kajari.
Hovenier përmes një postimi në ‘Twitter’, ka theksuar se roli i KFOR-it është i domosdoshëm në sigurimin e stabilitetit rajonal.
”Komandanti MG Kajari, rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të SHBA-së për KFOR -in. Kontributet e trupave amerikane në Bondsteel, një nga më të mëdhenjtë midis aleatëve, është dëshmi e përkushtimit tonë ndaj KFOR-it”, ka shkruar Hovenier./21Media

Back to top button