Hovenier takon Trajkoviqin pas lirimit të saj

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier tha pas takimit me politikanen serbe të Kosovës, Rada Trajkoviq, se kërcënimet dhe frikësimet për shkak të opinioneve politike janë të papranueshme në shoqëritë e lira dhe demokratike.
Hovenier takoi Trajkoviqin në ditën kur u bë e ditur se ajo u ndalua nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Merdare, ku u mbajt për disa orë.
Trajkoviq tha për mediat serbe se policia serbe nuk dha asnjë arsyetim për ndalimin e saj dhe se i janë marr dokumnetet personale.
Rada Trajkoviq, një politikane serbe, u emërua këshilltare politike e Ministrit të ri të Qeverisë së Kosovës për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq, që ngjalli një valë reagimesh të autoriteteve në Serbi.
Ditë më parë ajo njoftoi se po bëhet presion mbi të dhe fëmijët e saj dhe se për sigurinë e tyre është presidenti Vuçiq./21Media
 

Back to top button