Hovenier thotë se aksionet e Policisë po rrisin tensionet, zbulon se një është kryer për kapjen e dinarëve

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka dalë me një deklaratë me të cilën ka shprehur shqetësim për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbëve etnikë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë“, thuhet në deklaratën e Hovenier.

Më tej, Hovenier ka shkruar se këto “veprime po rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë i kufizojnë mundësitë e Shteteve të Bashkuara për të shërbyer si një avokat efektiv për Kosovën në arenën ndërkombëtare.”

Në deklaratën e tij Hovenier ka përmendur edhe aksionet e Policisë së Kosovës në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme duke mbyllur strukturat e administruara nga Serbia. Ai ka thënë se këto çështje duhet të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Dekarata e plotë

Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me aksionet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë  ndikim  të drejtpërdrejt dhe negativ mbi pjesëtaret e komunitetit etnik serb dhe komunitetet e tjera pakicë në Kosovë.

Këto aksione pa nevojë po rrisin tensionet etnike dhe si pasojë po kufizojnë mundësitë e Shteteve të Bashkuara që të shërbejnë si një avokat efektiv për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ato përfshijnë operacionet e kryera nga Policia e Kosovës në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë javës në zyrat e institucioneve të adminstruara nga Serbia në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë e gjithashtu edhe ndaj OJQ Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë. Ne jemi njëkohësisht të shqetësuar nga aksioni i Policisë së Kosovës që të sekuestrojnë dinarë serbë dhe makinën që i transportonte për të shpërndarë pagesat e përfitimeve sociale nga Serbia.

Ne presim nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë se individët për të cilët këto pagesa të përfitimeve sociale janë dedikuar t’i marrin ato pa ndonjë vonesë. Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të promovojë vizionin e përcaktuar në themel dhe të mishëruar në Deklratën e Pavarësisë dhe në Kushtetutë: për një demokraci të plotë shumëkombëshe që i përgjigjet shqetësimeve të të gjithë qytetarëve të saj.

Me çështjet e ndërlidhura me strukturat e mbështetura nga Serbia duhet të merret përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne poashtu e ritheksojmë kërkesën tonë që Kosova ta shtyjë zbatimin e Rregullores së miratuar të Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme derisa procedurat e kënaqshme ne përputhje me standardet e evropiane të mos jenë vendosur dhe derisa popullta të jetë e informuar mjaftueshëm se si do të procedeohet me tranzicionin e përfitimevetë tyre./21Media

Back to top button