Hovenier viziton Prizrenin, shfaq edhe talentin në muzikë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenieri, sot gjatë ditës e ka vizituar qytetin e Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Hovenier përmes një postimi ku ka thënë se është takuar me kryetarin e Prizrenit Shaqir Totajn dhe ka biseduar me nxënësit në Këndin Amerikan në Prizren.

“Vizitë shumë e mirë sot në Prizren. U takova me kryetarin Totaj, bisedova me nxënësit në Këndin Amerikan në Prizren, bëra muzikë me muzikantët e ndryshëm të OneBeat Balkans, dhe shëtita Hangarin mbresëlënës të Autostradës Biennale, I frymëzuar nga nismat kreative, inovative dhe bashkëpunuese që i bashkojnë të rinjtë, artistët dhe ndërmarrësit e ndryshëm”, ka shkruar Hovenieri në “X”./21Media

Back to top button