Hoxha: Do t’i përdorë të gjitha instrumentet që të dëshmohet pafajësia ime

 
Ish ministrja e Integrimeve Evropiane, pas aktakuzës së ngritur për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ka bërë të ditur se do t’i përdorë të gjitha instrumentet për të dëshmuar pafajësinë e saj.
“Faktet janë në anën time, do t’i përdori të gjitha instrumentet në dispozicion, nuk do të lejoj që pafajësia ime të shkelet”, tha Hoxha.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër ish ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhës dhe 4 personave tjerë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Disa nga emrat e të pandehurve përmenden në një hulumtim të rrjetit BIRN në Kosovë, ku thuhet se “në vitin 2019, Ministria e Integrimeve Evropiane e Kosovës i ka paguar 168,000 euro një kompanie lobimi me seli në Paris, që kishte promovuar idenë se ‘modifikimi i territorit’ mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi”./21Media

Back to top button