Kurti vazhdon takimet në Athinë

Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Greqi, u takua edhe me Kryeshefin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik, David Harris dhe liderin e partisë SYRIZA, Alexis Tsipras.
Siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga Kryeministria, bashkë diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit të komunitetit shqiptar dhe hebraik në botë, e sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për mënyrat dhe praktikat e mira të organizimit të mërgatës në tërheqjen e investimeve nga jashtë.
Ndërsa me liderin e partisë SYRIZA, Alexis Tsipras, u bisedua për përmirësimin e dukshëm të situatës aktuale në menaxhimin e pandemisë COVID-19 si dhe reformat e Qeverisë së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik. Kryeministri Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
U vlerësuan marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë si dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët.

Back to top button