Hoxha: Për buxhetin prej 5 miliardë duhet rritje ekonomike 30%

Sipas Hoxhës nuk mund të ndodh një rritje e tillë e buxhetit

Ylli Hoxha, në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje sonte në emisionin debatues Click tha se premtimet e kandidatit për kryeministër nga koalicioni LDK –AKR- Alternativa, Avdullah Hoti janë të paarritshme.

“Avdullah Hoti i cili pretendon të jetë doktor i ekonomisë thotë se do ta rrisë buxhetin në 5 miliardë, buxheti i Kosovës është 1.7 miliard dhe kalkulimi i shtabit tonë zgjedhor thotë se për të arritu buxhetin në 5 miliardë, ne duhet të kemi zhvillim ekonomik së paku 30 % në vit”, tha Hoxha.

Sipas tij janë vetëm dy shtetet me zhvillim ekonomik e ato janë Kina e Turqia mirëpo, nuk ka pasë një rritje ekonomike në vit mbi 10 %./21Media

Back to top button