Kajtazi – Çaushit: Nëse do të kishte drejtësi ju duhet të ishit në burg

Ata diskutuan edhe për sistemin e drejtësisë në Kosovë

Përderisa po debatohet për programin e Vetëvendosjes në emisionin Click që transmetohet në RTV21, Driton Çaushi foli edhe për Sistemin e Drejtësisë që sipas tij ka qenë sistem diskriminues dhe instrument besnik ndaj pushtetit PDK-LDK dhe kundër VV-së.

Me këtë rast gazetari,Vehbi Kajtazi e replikoi Çaushin duke i thënë se pajtohet më të, se ekziston një sistem i dobët i drejtësisë pasi që sipas tij Çaushi duhej të ishte në burg për shkak të dhunës, gazit dhe armëve.

“Një sistem efikas i drejtësisë nuk mundet me majt dikon 5 vjet 10 vjet të akuzuar por, mrena një kohe të shkurtër kryhen hetimet ngritet aktakuza mbahet gjykimi dhe shpallet aktgjykimi”, tha Kajtazi.

Ndërsa, Çaushi përmendi edhe deputetin, Adem Grabovcin duke thënë se e përfundoi mandatin pa u ndjekur duke pasur fakte prej vitit 2011./21Media

Back to top button