Hoxhaj: Bislimi në çdo takim po përmbush interesat e Serbisë brenda Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, a ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin për mënyrën se si po i udhëheqë negociatat me Serbinë.

Hoxhaj përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se Bislimi në çdo takim po përmbush interesat e Serbisë brenda Kosovës.

“Kryenegociatori i Kosovës as nuk di të negociojë dhe as të shpjegojë në publik se çfarë ka negociuar, duke përmbushur në çdo takim interesat e Serbisë brenda Kosovës dhe duke e mbuluar dështimin e tij me kritikën ndaj BE-së!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button