Pesë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

(Lajm i përditësuar)


Mërgimtarët që kanë filluar të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet, në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë duke pritur deri në pesë orë.

Në përditësimin e fundit Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të hyrë te Dheu i Bardhë janë 300 minuta, ndërsa daljet 3 deri në 5 minuta.

Ndërsa, kolonat në hyrje në këtë pikë të kalimit kufitar janë 4000 metra, derisa kolona në dalje nuk ka.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje apo kolona


Kolona te Dheu i Bardhë, pritjet deri në 1 orë e gjysmë

Pritje të gjata janë krijuar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, mëngjesin e sotëm.

Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarëve po ju duhet të presin deri në 1 orë e gjysmë. Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, te kjo pikë kufitare kolona është 500 metra.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button