Një shqiptar në anijen me 5.3 ton kokainë

Të paktën pesë persona kanë rënë në pranga pas operacionit të zhvilluara nga Gurdia di Finanzia kundër trafikut të narkotikëve.

Gjatë operacionit në fjalë janë sekuestruar rreth 5.3 tonë kokainë, që besohet se mund të kapë vlerën e 1 miliardë eurove.

Të arrestuar kanë mbetur; V. C 35 vjeç nga Bagnara Calabra, K.Th, tunizian, 53 vjeç banues në Tricase; S.M, tunizian 48 vjeç, banues në Barcellona Pozzo di Gotto; Y.M Bargas francez, 19 vjeç dhe 35 vjeçari shqiptar E.Ll.

Për këtë të fundit, Koloneli i Guardia di Finanza, Gianluca Angelini i repartit të Palermos, thotë për gazetaren e “Ora News”, Alba Kepi se E.Ll nuk është nënshtetas italian por as një njeri i njohur në botën e krimit.

Por thjesht ai është arrestuar si pjesë e ekuipazhit të anijes ku po transportohej lënda narkotike.

Ai ishte një nga anëtarët e ekuipazhit të anijes së peshkimit Ferdinando D’aragona në bordin e së cilës u gjetën mbi 5.3 ton kokainë.

Kokaina ishte transportuar nga anija tregtare Plutus, me flamurin e Palau-s, e cila u nis nga Amerika e Jugut (ndoshta Venezuela)”.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button