Hoxhaj: E kemi ndjerë mungesën e Thaçit e Veselit, zgjedhja e Krasniqit lajm i mirë

 
Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka uruar kryetarin e zgjedhur të kësaj partie, Memli Krasniqin.
Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës tregoi një tjetër pjekuri politike sot. “Ajo demonstroi fuqi, vetëdije dhe vendimmarje në kohën dhe momentin e duhur”.
Tutje Hoxhaj ka thënë se në Konventën e dhjetë zgjedhore të partisë, e kanë ndjerë mungesën e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
“Në Konventën e dhjetë zgjedhore të partisë, të gjithë e kemi ndjerë mungesën e liderëve historik Hashim Thaçi e Kadri Veseli, por kemi debatuar e vepruar me shikimin nga e ardhmja. Zgjedhja e mikut e bashkëpunëtorit tim, Memli Krasniqi në krye të PDK-së është një nevojë dhe domosdoshmëri. Është lajm i mirë për PDK-në dhe për Kosovën. Partia ka nevojë të hapet dhe të reformohet por asnjëherë ta harroj të kaluarën e saj që buron tek lufta çlirimtare. Rrugëtimi i përbashkët në fitore e beteja të mëdha politike për shtetin e Kosovës, na bën të përgjegjshëm për të ndjekur me krenari rrugëtimin historik të liderëve tanë. Na priftë e mbara në këtë etapë të re. Urime Memli. Urime PDK”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Memli Krasniqi u zgjodh sot kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, si kandidat i vetëm për këtë pozitë./21Media

Back to top button