Hoxhaj i shkon në vizitë Thaçit e Veselit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Enver Hoxhaj ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçin dhe  ish-kryetarin e PDK-së Kadri Veselin në Hagë.
Në një postim në Facebook Hoxhaj ka thënë se Thaçin e Veselin nuk i ka parë asnjëherë më të venduar për të fituar këtë betejë.
“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krërëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.
Bashkë me Hoxhajn në Hagë për vizitë ishte edhe kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, Kujtim Gashi dhe Nehat Elshani./21Media

Back to top button