Kaloni te përmbajtja kryesore

Putin: Luftëtarët ukrainas në fabrikën e çelikut duhet të dorëzohen

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se Ukraina duhet të urdhërojë luftëtarët e saj që mbeten në fabrikën e çelikut të rrethuar të Mariupolit, Azovstal, të hedhin armët dhe të dorëzohen.
Sipas Kremlinit ai i bëri komentet gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit Naftali Bennett, transmeton rtv21.tv.
Putin tha se forcat ruse janë të gatshme të ofrojnë kalim të sigurt për civilët që mbeten të bllokuar në uzinë, sipas zyrtarëve të Moskës.
Sipas luftëtarëve ukrainas rreth 200 civilë janë ende të bllokuar brenda fabrikës së çelikut nën sulmet e intensifikuara ruse, diçka që Kremlini e mohon./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button