Khloe Kardashian pohon se është bashkë me Tristan Thompson

Khloé Kardashian i dha fshehurazi dashurisë Tristan Thompson një përpjekje të radhës në vjeshtë, zbuloi ajo në episodin e kësaj jave të Hulu “The Kardashians”.
Bashkëthemeluesja “Good American” pranon në një rrëfim se ajo dhe lojtari i NBA “sapo u rikthyen bashkë” pikërisht përpara se Travis Barker t’i propozonte Kourtney Kardashian – në tetor 2021.
“Tristan ‘fluturoi’ për propozimin. Kjo ishte diçka që ai nuk do ta humbiste. Ne jemi mirë. Ne jemi në të vërtetë në një vend shumë të mirë. Sapo u kthyem bashkë. Ai ka shkuar shumë në terapi. Thjesht ka pasur shumë përpjekje nga ana e tij”, ka thënë ajo.
Khloe ka thënë se është “shumë argëtuese” kur ai është pranë dhe e bën atë të lumtur të shohë gëzimin në fytyrën e vajzës së tyre True kur ata janë bashkë.
Duke i lënë mënjanë të gjitha gabimet e Tristan, 37 vjeçarja thotë se ka shpresa për të ardhmen e saj me 31 vjeçarin për shkak se sa mirë po kalonin./21Media

Back to top button