Hoxhaj kërkon reagimin e BE-së për marrëveshjen Moskë-Beograd

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj i ka reaguar BE-së pas marrëveshjes Serbi-Rusi mbi “planin për konsultime” për politikë të jashtme.
Përmes Twitter-it, Hoxhaj tha se “për vite me radhë i ka paralajmëruar miqtë e tij në Evropë për rreziqet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nga rreshtimi i Serbisë me Rusinë”.
“Për vite me radhë i kam paralajmëruar miqtë e mi në Evropë për rreziqet ndaj BB-së dhe BE-së nga rreshtimi i FP i Serbisë me Rusinë, në vend të BE-së. Toleranca e #BE tani ka kostot e saj. Serbia po mban anën me Rusinë për të luftuar #Ukrainë dhe #Kosovë duke nënshkruar protokolle me Kremlinin në mes të luftës. Koha për të vepruar!”, shkroi Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov kanë nënshkruar të premten në Neë York, një marrëveshje sa i përket politikës së jashtme të përbashkët Moskë-Beograd./21Media

Back to top button