Hoxhaj: Kjo është javë fatale për Kosovën

Ish ministëri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj,  e ka cilësuar fatale për Kosovën gatishmërinë e Qeverisë Kurti për nënshkrim të propozimit të ri evropian për raportet me Serbinë, përfshirë edhe draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga Perëndimi.

Ai ka thënë se , Kosova ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa përfituar njohjen nga Serbia.

“Kjo është javë fatale për Kosovën dhe me pasoja kolosale për të ardhmen! U pranua Asociacioni që tashmë është autonomi, u pranua pa njohje të ndërsjellë, pa anëtarësim në NATO dhe OKB, dhe 24 shtatori, si akt agresioni, kaloi si një ngjarje pa asnjë rëndësi dhe nuk solli asnjë përfitim për Kosovën dhe asnjë sanksion për Serbinë. Është koha që Qeveria të merr përgjegjësi politike dhe të japë transparencë, duke publikuar çdo gjë çka është pranuar, por, është koha gjithashtu që qytetarët të braktisin komplotet populiste dhe fantazitë e Albin Kurtit që Kosovën e betonoi në pafundësi në status-quo. Këtë javë u hoq dorë përfundimisht nga qëllimet për të realizuar idealet themeluese të Kosovës së pavarur dhe përmbylljen e shtetësisë së saj!” ka shkruar ish-ministri i Jashtëm në Facebook./21Media

Back to top button