Hoxhaj kujton 4 nëntorin e vitit të kaluar: Ishte tronditëse!

Më 4 nëntor të vitit të kaluar, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli kishin njoftuar se do të nisen për Hagë.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se një vit më parë ka marrë lajmin më të pabesueshëm në jetë.
Hoxhaj, ka thënë se ata ende po mbahen padrejtësisht në Hagë.
“Edhe sot, ende, ata po mbahen padrejtësisht në Hagë. Besoj në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë, të cilës i prinë! Krerët e UÇK-së nuk janë thyer në luftë e nuk do të thyhen as në Hagë! Në çdo betëjë kanë dalë fitimtarë dhe faqebardhë!Atë natë, shumë pak persona në PDK e morëm vesh lajmin, e mbajtëm në mirëbesim, deri në momentin kur dy miqtë e mi, Hashimi e Kadriu, e vendosën se duhet të njoftohen edhe qytetarët e Republikës, për të cilën vazhdojnë të mos e kursejnë veten! E kujtoj atë si natën më të vështirë ndonjëherë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Më 5 nëntor të vitit të kaluar, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, dhe Rexhep Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë. Ndërkaq, Jakup Krasniqi u transferua atje një ditë më parë, më 4 nëntor./21Media

Back to top button