Liga e Evropës, rezultatet e pjesëve të para

Kanë përfunduar pjesët e para në tetë ndeshjet e Ligës së Evropës, të cilat janë duke u zhvilluar nga orari 18:45.
Pas 45’ minutave lojë, skuadrat si Galatasaray, Genk dhe Legia e Warsawes gjenden në epërsi minimale kundër kundërshtarëve të tyre.
Skuadra e Galatasaray gjen vetën në epërsi prej 1:0 kundër Lokomotiv Moscow, njëjtë sikurse Genk që është në avantazh kundër West Ham United.
Ndërsa në përballjen mes lojtarëve kosovarë, respektivisht në atë mes Legias dhe Napolit, momentalisht skuadra nikoqire dhe ajo e Lirim Kastratit është në epërsi prej 1:0 kundër Napolit të Amir Rrahmanit.
Rezultatet e pjesëve të para në tetë ndeshjet të cilat po zhvillohen nga ora 18:45 në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.
Brondby 1 – 0 Rangers
Galatasaray 1 – 0 Lokomotiv Moscow
Genk 1 – 0 West Ham United
Legia 1 – 0 Napoli
Lyon 0 – 0 Sparta Prague
Monaco 0 – 0 PSV
Olympiacos 1 – 1 Eintracht Frankfurt
Real Sociedad 0 – 1 Sturm Graz

Back to top button