Hoxhaj: Kurti po i mashtron partnerët

(Lajm i përditësuar)

Hoxhaj: Kur do që mbahen zgjedhjet do jetë jetike që opozita të bashkohet…

Në ”Click” të RTV21 nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj tha se kur do që mbahen zgjedhjet janë në interes për Kosovën, por shqetësimi kryesor për të, thotë se mbetet koha pas zgjedhjeve.

”Zgjedhjet kur do që mbahen janë në interes të Kosovës, kur do që mbahen zgjedhjet në mënyrën që une e shohë do jetë jetike që opozita të bashkohet, jo të bashkohet në një listë të përbashkët jo të ketë ndonjë platfromë ku shënohen marrëveshje e bashkohen tri parti politike, po të ketë një bashkim tematik përmbajtsor ta kem një alternativë programore se çka mendojmë ne që të bëjmë me këtë vend, për mua shqetësim është se çka pas zgjedhjeve”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj: Në udhëtimet që i kam pasur këto javë evropianët më kanë thënë çfarë problemi keni me amerikanët

Në ”Click” të RTV21 nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj tha se si opozitë janë të shqetësuar për raportet e Kosovës me SHBA-të.

”Ne mbi të gjitha na shqetëson me të madhe kur shohim se partnerët tanë ndërkombëtarë në veçanti me SHBA-të, kur para krejt botës i shprehin shqetësimet, zhgenjimet e tyre në raport me Kosovës, kam udhëtuar këto javë edhe jo rrallë më kanë thënë evropianët çfarë problemi keni me amerikanët”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj: Ajo se çka ndodhi në Banjskë mund të përsëritet

Në ”Click” të RTV21 nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj tha se ajo se çfarë ka ndodhur në muajin shtator të vitit të kaluar në Banjskë mund të përsëritet.

”Cka më shqetëson ajo se çfarë ndodhi n% Banjskë neve na duket s’i një episodë e izoluar, ajo mund edhe të përseritet”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj thotë se përgjegjësinë për veprimet e Kurtit e ka edhe opozita

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj sonte në “Click” në RTV21 tha se edhe opozita ka përgjegjësi në raport me veprimet e kryeminsitrit, Albin Kurtit lidhur me partnerët ndërkombëtarë.

”Një pjesë të përgjegjësisë e ka edhe opozita edhe PDK-ja edhe LDK-ja edhe AAK-ja, ajo se çfarë po ndodh në këtë vend ka të bëjë edhe me përmbysjen e e një sistemi që e kemi ndërtuar ne deri tash, një opzotë që do ta kishte ndërgjegjien e plotë politike deri më tani do ta ndërtonte një bllokë opozitar dhe përmes një platforme të përbashkët, i cili bllokë merrë pergjegjësi”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj: Këtu është kthyer një habitat i Jugosllavisë, një habitat i perandorisë osmane

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj sonte në “Click” në RTV21 tha se në Kosovë po krijohet një kulturë e re anti përendimore dhe anti amerikane.

”Qëllimi është që të krijohet një kulturë ani perendimore, anti amerikane e cila e vë në pikëpyetje egzistencën tonë. Sistemi edhe më tutje ka mbetur demokratik në një formë, edhe pse Kurti është shumë autoriar në sjellen e tij, këtu është kthyer një habitat i Jugosllavisë, një habitat i perandorisë osmane, dhe këto habitate anti perendimor mund t’ kushtojë Kosovës shumë më shumë”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj: Imagjinata e Kurtit është e gjerë, mund të del edhe me ndonjë hap tjetër për t’i mbuluar dështimet

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj sonte në “Click” në RTV21 tha se çështja e dinarit është bërë për ta tërhequr vëmendjen nga dështimet e shumta të qeverisë Kurti.

Ai gjithashtu shtoi se, vendi jonë vazhdon të jetë nën sanksione dhe asnjëherë nuk ka qenë në një pikë më të keqe në raport me partnerët ndërkombëtarë.

”Nuk e përjashtojë mundësiëqë imagjinata e Kurtit është e gjerë që mund të del edhe me ndonjë hap tjetër simbolik të radhës për t’i mbuluar dështimet që i ka njo qeveri në planin e brendshëm dhe të jashtëm”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj: Kurti po i mashtron partnerët 

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj sonte në “Click” në RTV21 ka thënë se Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, takohet çdo javë me kryeministrin e Kosovës, kush do qoft në këtë post.

Sipas tij, në këto takime Kurti po i mashtron ata.

”Në gjitha këto takime se di ça diskutohet, por në takimet që ne i kemi pasur e kemi informuar për çdo vendime. Në raport me Kurtin duket se në takim po i mashtron partnerët tanë, papritmas po merr vendime që ata po i zë në befasi totalisht të pa informuar”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj: Dinari e ka zëvendësuar temën e Banjskës i ka dhënë frymë Serbisë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj sonte në “Click” në RTV21 ka komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi që sot tha se nga Brukseli ka pasur kërkesë që për çështjen e dinarit të ketë takim mes Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme.

”Bislimi bën një deklarët e për dinarin nuk bisedojmë në Bruksel me Serbinë. Mbi të gjitha Kosova ka vendosur në një mënyrë të veçantë për temat që duhet të jenë pjesë e dialogut”, tha ndër tjera Hoxhaj.

Hoxhaj tutje ka shtuar se ”Dinari e ka zëvendësuar temën e Banjskës i ka dhënë frymë Serbisë që të sillet në politikën ndërkombëtare”, shtoi Hoxhaj./21Media

Back to top button