Hoxhaj me presidentin e Forumit Botëror Ekonomik foli për planin e PDK-së

 

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një bisedë me presidentin e Forumit Botëror Ekonomik, Borge Brende, me të cilin ka biseduar rreth planit të PDK-së për Rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë së bashkë me Brende, u pajtuan të punojnë në krijimin e një kornize të bashkëpunimit që Kosovën mund ta shndërrojë në qendër kryesore për investime nga shtete dhe korporata të mëdha globale.

Ndër tjerash, Hoxhaj tregoi se Forumi Ekonomik Botëror është i gatshëm ta mbështesë prezencën e Kosovës në të gjitha ngjarjet me ndikim global, për t’i prezantuar mundësitë investuese.

“Forumi më i madh dhe më me ndikim në botë do të jetë një platformë e prezantimit të Kosovës në botë. Mirënjohës ndaj presidentit dhe mikut tim, Borge Brende, për mbështetjen që do t’i japë Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj./21Media

Back to top button