Ambasada britanike: Vaksinat antiCovid do të mbërrijnë së shpejti

 

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka njoftuar kosovarët se shumë shpejt do të mund të marrin vaksinën kundër Covid-19.

“Britania është krenare që është kontribuuesi më i madh dypalësh në iniciativën # COVAX . Vaksinat e para Covid-19 do të mbërrijnë së shpejti”, ka shkruar Ambasada e Britanisë në Twitter.

Ndryshe programi i UNICEF-it në Kosovë ka bërë të ditur se 100 mijë e 800 doza të vaksinave do të vijnë në Kosovë përmes programit të tyre dhe se ato do të mund të përdoren për 3 për qind të popullsisë./21Media

Back to top button