Hoxhaj: Refuzimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarë të NATO-s në Kosovë, thirrje për zgjim

 

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar refuzimin e fundit të Qeverisë së Malit të Zi për të dërguar ushtarët e saj në kuadër të NATO-s në Kosovë.

Në një postim në Twitter Hoxhaj ka thënë se kjo është një thirrje zgjimi për partnerët e Kosovës në NATO. Ai tutje ka shtuar se ndarja e unitetit NATO në rajon dhe në Kosovë u shërben vetëm interesave të Beogradit dhe Moskës

“Refuzimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarë të NATO-s është një thirrje zgjimi për partnerët tanë në NATO. Srpski Svet po bëhet një kërcënim për orientimin Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimorë. Ndarja e unitetit NATO në rajon dhe në Kosovë u shërben vetëm interesave të Beogradit dhe Moskës, askujt tjetër”, ka shkruar Hoxhaj.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-atlantike (NATO), Jens Stoltenberg dje ka thënë se përfshirja e ushtrisë së Malit të Zi në misionin e KFOR-it në Kosovë, do të kontribuonte për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Këto komente të Stoltenbergut vijnë pasi Qeveria e Malit të Zi është shprehur kundër dërgimit të një toge të këmbësorisë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe për këtë si arsyetim është përmendur pandemia./21Media 

Back to top button