Hoxhaj takon Robertsonin: Në zyrën e tij është e varur një pikturë e punuar me lulëkuqet e Kosovës

Nënkryetari Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar ish-sekretar i NATO-s, Lord George Robertson, në Londër.

Hoxhaj ka bërë të ditur se në këtë takim kanë biseduar për dashurinë e Robertson ndaj Kosovës dhe të ardhmen e saj.

“Edhe pas kaq vitesh vazhdon të jetë i mishëruar me fatin e Kosovës, Lord George Robertson, ish-sekretar i NATO-s, që bëri gjithçka për çlirimin tonë në një nga periudhat më kritike për Kosovën. Sot, ishte kënaqësi e madhe që e takova në Londër dhe biseduam për kohët e vjetra, dashurinë e tij ndaj Kosovës dhe të ardhmen e saj. Ishte ndjenjë e veçantë kur pash që në zyrën e tij është e varur një pikturë e punuar me lulëkuqet e Kosovës, e dhuruar nga nxënësit e shkollës së fshatit Poklek”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”./21Media

Back to top button