Hoxhaj tha se dorëheqja e Zoran Zaevit është lajmi i keq për shqiptarët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së sot ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut,  Zoran Zaevit është lajm i keq për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët atje, për Balkanin, për zgjerimin e BE-së dhe për Perëndimin.
“Kam bashkëpunuar me qeveri të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, por nga bashkëpunimi me të dua të ngre lartë arritjet e tij historike! Zoran Zaev është viktimë e mosmbështetjes së BE-së sikurse edhe disa liderë të tjerë në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Lideri i LSDM-së dhe kryeministëri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbrëmë ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në Qeveri dhe në parti, kjo për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale./21Media

Back to top button