Hoxhaj thotë se PDK-ja do ta rigjejë rrugën përsëri deri te besimi qytetar

 
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pas shpalljes së datës për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie, ka thënë se PDK-ja do ta rigjejë përsëri rrugën deri te besimi qytetar.
Hoxhaj ka thënë se mohimi i padrejtë që PDK të ketë në gjirin e saj Kadri Veselin, pas aktakuzave të pabaza ndaj tij, solli një situatë sa të rëndë emocionale, aq edhe të vështirë në ecjen e partisë.
Tutje ai ka thënë se kanë për obligim dhe detyrë ndaj partisë dhe aktivistëve, ndaj qytetarëve dhe shtetit, që t’i japin fund status-quos dhe të hapim debatin e brendshëm për rrugën përpara.
Sipas Hoxhajt,  shoqëria në Kosovën e vitit 2021 ka ndryshuar dhe krahas saj duhet që të ndryshojë edhe PDK-ja, pa harruar asnjëherë, sipas tij, bazën e themeluesve të saj që buron tek lufta e UÇK-së për liri e pavarësi./21Media

Back to top button