Hoxhiq: Nuk jam pjesë e planit të Serbisë

 

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga Iniciativa Komuniteti i Bashkuar, Adrijana Hoxhiq, në Debat Zgjedhor të RTV21, ka thënë se nuk është pjesë e planit të Serbisë.

Hoxhiq ka komentuar akuzat e përfaqësuesve politikë të pakicave në Kosovë se Lista Serbe është duke planifikuar që t’i shpërndajë votat te komunitetet e tjera, në mënyrë që ta rrisë grupin e saj parlamentar në mbi 10 deputetë.

Hoxhiq ka theksuar se nuk ka asnjë marrëveshje me Listën Serbe dhe se nuk ka pasur ftesë nga kjo listë./21Media

Back to top button