Zjarr në një objekt banesor në Prishtinë, disa të lënduar

 

Disa persona janë lënduar si pasojë e një incidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në rrugën “Muhamet Qami” në  Prishtinë. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore (kryesisht nga probleme që janë shkaktuar nga tymi).

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë.”, ka deklaruar Ahmeti./21Media

 

Back to top button