Hoxhiq: Rrahja e djalit të Rashiqit ishte krim

 

Adrijana Hoxhiq, kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga Iniciativa Komuniteti i Bashkuar, e ka quajtur krim rrahjen e djalit të Nenad Rashiq.

Në Click të RTV21, Hoxhiq ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet të zbardhin rastin.

“I thërras të gjitha institucionet relevante që të reagojnë. Ata që e kanë organizu, ata që e kanë bërë këtë krim me të vërtetë duhet të dalin para drejtësisë dhe askujt, asnjë fëmije, asnjë njeriu një gjë e tillë nuk duhet t’i ndodh. Kjo është me të vërtetë një gjendje e rëndë dhe të ju them të drejtën tërë natën nuk jam bërë rehat sepse Rashiqin e njoh shumë mirë. Ne jemi edhe miq”, ka thënë Hoxhiq./21Media

Back to top button