​Ngjarjet e datës 24 shkurt

 

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus (HERAS+), bën prezentimin e Manualit për Ekspert të mbështetur nga HERAS Plus. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave të auditorëve të energjisë. Të pranishëm në ceremoni do të jenë Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Naser Sahiti. (Objekti i MEA-së, kati IV, ora 10:00)

Në Gjykatën e Apelit mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. (Gjykata e Apelit, ora 10:15)

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, mban aktivitet në solidarizim të viktimave nga Covid- 19 në ShBA. (Bulevardi Bill Clinton- Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 11:00).

Back to top button