Kurti: Çka kam thënë për Asociacionin dhe 6 kushtet gjithçka vlen
(Lajm i përditësuar)
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të atë çfarë ka thënë lidhur me Asociacionin dhe 6 kushtet për themelimin e tij, ajo gjë ende vlen.
“Çka kam thënë për Asociacionin e 6 kushtet gjithçka vlen, po e ritheksoj që nuk kam ndryshuar as në koncept e as në qëllim e as në kuptim. Kam shprehur kritikë të komunave mbi bazë etnike e tash po dëshirohet të kalohet edhe në një stad tjetër, duke u thirrur në marrëveshjen e vitit 2013”, tha Kurti
“Besoj që megjithatë ndërmjetësit kur e kanë shkruar këtë draft, kanë bërë mirë qv janë thirrur në rëndësine e paqes për shkak se ju e dini që fqinji ynë verior ka bërë shumë veprime armiqësore agresive vitin që shkoi”., shtoi ai
Kurti sqaron nenin 7 të planit evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sqaroi pikën e shtatë të propozimit evropian, apo Neni 7 në Marrëveshjen Bazike, ku flitet për “sigurimin e një niveli të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.
Kurti tha se në nenin 7 të propozimit flitet për komunitetin serb dhe jo për komunat me shumicë serbe.
“Ne nenin 7 flitet për komunitetin serb. Pra komuniteti serb nuk janë komunat me shumicë serbe. Janë dy gjera të ndryshme. Komuniteti serb ekziston edhe në planin e Ahtisarit edhe në Kushtetutë. Marrëveshja parasheh që të drejtat e komunitetit serb duhet hartuar në përputhje me të drejtat e Këshillit të Evropës”, deklaroi Kurti në seancën plenare.
Sipas Kurtit një vetmenaxhim i tillë parashihet edhe në nenin 22 të Kushtetutës së Kosovës.
“Pra maksimumi që do të mund të nënkuptonte një vetëmenaxhim i tillë është ajo që kushtetuta e parasheh në nenin 22 të saj. Propozimi kryesor s’ka asnjë referencë se çfarë do të nënkuptojë një vetëmenaxhim I tillë, përderisa Tavani i lartë është Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës.Kjo nënkupton që rezultati duhet të jetë një format I respektit për të drejtat individuale jo territoriale të pakicave. Që bazohet në individin me të drejta edhe sipas përkatësisë e jo në institucionet apo monopolin territorializues të tyre. Këtu nuk kam dhënë asgjë. Ajo që kam premtuar e pranuar është që komuniteti serb të trajtohet sipas nenit 22 të Kushtetutës që e ka pjesë të saj Konventën Kornizë. Kushdo që thotë që kjo nënkupton diçka shtesë e ka gabim. Ose kështu rezonojnë në fqinjin tonë armik. Komuniteti serb nënkupton një dimension social dhe jo territorial, jo institucional e jo politik të një tërësie të individëve. Nuk ka komunitet pa individë, por individët nuk mund të bëhen komunitet.Konventa kornizë ka subjekt individët që janë pjesë e grupeve minoritare dhe ky është kuptimi i Nenit 7. Pra neni 22 I Kushtetutës është referencë për të drejtat individuale”,përfundoi Kurti.
Krasniqi: Neni 7 i planit të BE-së shumë më problematik se ai për Asociacionin
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se neni 7 i planit evropian është shumë problematik.
Sipas Krasniqiy ky nen është shumë më problematik sesa ai që flet për Asociacionin.
“Neni 7 është jashtëzakonisht problematik. Shumë më problematik se neni 10 që flet për Asociacionin. Është e vërtetë Asociacioni është obligim i shoqëruar dhe si i tillë do të kishte kuptim në kuadër të një marrëveshje finale që e sjell njohjen e ndërsjellë. Nuk po e akuzojmë që e ka sjellë kryeministri. Nuk ka lidhje pse i ndërron fjalët. I ka ndërru fjalët për 100 sende, ky edhe për këtë që e ka ndërru fjalët nuk është fundi i botës. Por, neni 7 nuk flet për kompetenca të qeverisjes lokale sepse këto i kanë komunitetet e Kosovës, bazuar në pakon e Ahtisarit. Nuk flet as për kornizën vetëqeverisjes lokale sepse në draftin e kaluar ka qenë i theksuar kjo konventë kornizë”.
Kurti: Asnjëherë s’do të diskutoj për diçka jokushtetuese
Gjatë raportimit të tij në Kuvend për takimin e 27 shkurtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se qeveritë e kaluara kanë bërë gabime në dialogun me Serbinë.
“Gabimet e qeverive të kaluara do të mundohem që t’i eliminoj ose t’i demantojë për ta ruajtur shtetin utilitar”, deklaroi Kurti.
”Nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me kushtetutën, asnjë nga kjo, asnjëherë”, shtoi ai
”Shumë detaje s’mund t’i them por mendja e shëndoshë e ka të lehtë t’i kuptojë ato çka kam pranuar”, tha kryeministri.
Abdixhiku: Kurti nuk e solli Asociacionin, por po e pranon atë përkundër kundërshtimit disavjeçar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kryeministri Albin Kurti, nuk e ka sjellë Asociacioni por e ka gjetur si pjesë detyruese të marrëveshjeve paraprake.
“Ai (Kurti) ka pranuar, dhe me të drejtë, e themi ne, implementimin e marrëveshjeve paraprake, përfshirë Asoaciacionin jo-etnik, sipas Gjykatës Kushtetuese. Që të jemi i qartë, Albin Kurti nuk e ka sjellur Asociacionin, ai e ka gjetur si pjesë detyruese të marrëveshjeve paraprake, kjo është e vërteta. Askush në Kosovë nuk mund ta akuzojë atë për nënshkrimin e marrëveshjeve paraprake, por ajo që po sjellë ky kryeministër, është pranimi i këtij Asoaciacioni, përkundër kundërshtimit disavjeçar që e ka bërë”, tha Abdixhiku në Kuvend.
11: 45- Kurti raporton sot në Kuvend për takimin me Vuçiqin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të raportojë sot në Kuvend për takimin e 27 shkurtit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Një vendim i tillë erdhi pasi që u miratua mocioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që kërkonte raportimin e Kurtit. Mocionin përveç partive të opozitës e ka përkrahur edhe partia në pushtet.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Kurti e ka konfirmuar se mund të jetë në Kuvend nga ora 13:00 deri në orën 16:00.
Krasniqi: S’e kuptoj se çfarë pune më të rëndësishme ka sot kryeministri sesa me ardhë në Kuvend
Edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se është domosdoshme prezenca e kryeministrit Albin Kurti në Kuvend për të debatuar në lidhje me takimin e 27 shkurtit.
Sipas tij është dita e katërt prej që kryeministri ka deklaruar se ka pranuar propozimin evropian por ende nuk është sqaruar se çfarë është pranuar.
“Po diskutohet edhe për pasojat eventuale që i sjell kjo marrëveshje në mungesë të një qartësie për secilën pikë prej saj që tashmë është bërë publike dhe zyrtare. Një politikan i përgjegjshëm do të kishte ardhur vetë pa i bërë mocion, me kërkesë të tij, për t’iu drejtuar Kuvendit dhe gjithë popullit për ta njoftuar me dokumentin dhe çdo pikë. Kryeministri i Kosovës nuk është këtu as sot. S’e kuptoj se çfarë pune më të rëndësishme ka sot kryeministri sesa me ardhë në Kuvend për marrëveshjen për të cilën ka deklaruar se po e nënshkruan me Serbinë, bile pa e marrë autorizimin e këtij Kuvendi”, tha Krasniqi,
Ai gjatë fjalës së tij në Kuvend përmendi pikat e marrëveshjes.
“Neni 10 që pa njohjen e ndërsjellë e pranon Asociacionin. Me nenin 7 i jep mundësi krijimit të një sistemi autonomist për serbët e Kosovës, e mos të flasim për nenin 11 që i hap mundësi shumë e shumë pikëpyetjeve”.
“Nga qëllimi shtetëror për një marrëveshje finale me njohjen e ndërsjellë në qendër, ky proces ka degraduar në një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”.
10: 59- Zhurma në Kuvend, Abdixhiku kërkon që Kurti të raportojë për dialogun
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhku, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se në dakordimin në Bruksel vendosi që ta tejkalojë të kaluarën e Kosovës, duke përfshirë siç thotë ai, krimet e masakrat që ka kryer Serbia.
Abdixhiku të enjten në Kuvend deklaroi e ajo që merr vëmendje nga dakordimi i 27 shkurtit në Bruksel është parathënia, për të cilin e akuzoi Kurtin se e ka mbajtur të fshehur para Kuvendit.
“Ajo që merr vëmendjen e parë në Plan e që nuk ishte prezantuar ndonjëherë, ishte parathënia – që ishte mbajtur tërësisht fshehur nga kryeministri Kurti në këtë Kuvend. Aty i gjeni dy formulime skandaloze me dëme historike për Kosovën. I pari ka të bëjë me tejkalimin e trashëgimisë së të kaluarës, i dyti, pa paragjykim të palëve mbi çështjen e statusit. Kjo do të thotë se tejkalohet e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë, me dakordim të palëve, përfshirë krimet, masakrat – sepse palët kanë vendosur ta tejkalojnë të kaluarën me një copë letër. Në vend të ballafaqimit të Serbisë me të kaluarën, kryeministri në preambulë si vlerë dakordohet për tejkalim të trashëgimisë të kaluarës. Jo vetëm kaq. Në një rast të paprecedentë, Kosova pajtohet me paparagjykimin rreth statusin të vet politik. Barazon mosnjohjen e Serbisë me vetë aktin e Pavarësisë. Ky formulim në preambulë, neutral ndaj statusit të Kosovës, është lëshimi më i madh i bërë ndonjëherë në dialog. Neutraliteti në status është dëm historik për Kosovën. Edhe në marrëveshjet paraprake, që kishin ambiguitet, siç ishte ajo e fusnotës, kishte referencë në vendimin e GJND-së mbi shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, tha ai në Kuvend.
08:11- Kuvendi vazhdon seancën me 52 pika të papërfunduara
Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën plenare në të cilën janë paraparë të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara të vitit 2022, por edhe të këtij viti.
Sipas njoftimit, seanca nis në orën 10:00, në të cilën ndër të tjera është paraparë votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2031, interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
Gjithashtu, e papërfunduar është edhe debati parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, dhe shumë pika të tjera.
Rendi i ditës:
I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022 dhe 22 shkurt 2023:
5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-152 pёr anti dopingun,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,
14. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022,
15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.
II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 22 dhjetor 2022:
1. Votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2031.
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022 dhe 8 shkurt 2023:
10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
11. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
12. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
16. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,
19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,
21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,
22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,
23. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,
25. Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,
26. Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
27. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
28. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
29. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.
IV. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 12 dhjetor 2022:
1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 janar 2023:
5. Votimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021,
7. Shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt 2023:
18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-200 për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës,
19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021,
21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021,
22. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021,
23. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare,
24. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.
VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 9 shkurt 2023:
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,
16. Shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike,
17. Përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
VIII. Vazhdimi i Seancës plenare, e filluar më 13 shkurt 2023:
1. Debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
IX. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023:
8. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-209 për investime të qëndrueshme,
11. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.”,
12. Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”,
13. Propozimi i GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.