Ngjarjet e datës 2 mars
Mbledhja e komisionit i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, ku pritet të merret vendim për publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. (Kuvendi, salla C301, ora 09:00)
Mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ku pritet të shqyrtohet Projektligji pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi, salla N303, ora 09:30)
FOUR PAWS International dhe Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, do të organizojnë punëtorinë institucionale për menaxhimin efektiv dhe human të popullsisë së qenve dhe reduktimin e numrit të tyre në rrugë nga perspektiva e nivelit qendror dhe komunal. (Pylli i arinjve, Prishtinë, ora 09:00-17:00)
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, pak para fillimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim organizon aksion simbolik, siç theksojnë për të demaskuar përpjekjet e dyshimta të deputetit Ardian Gola në ndërhyrjet që i njëjti është munduar t’i bëj në Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Para hyrjes së Kuvendit, sheshi Ibrahim Rugova, ora 9:20)
Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, ora 10:00)
Mbahet seanca përfundimtare për dhunë në familje, ku viktimë është Elvedina Hajdarit. (Gjykata Themelore në Drenas, ora 10:00)
Mbahet konferencë ku do të paraqitet raporti “Gratë në Media”. (Kafe-libraria Dit’e’Nat, Prishtinë, ora 10:30)
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama mban konference për media me ç’ rast do ta bëjë publike themelimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca. (Objekti i komunës, ora 10:45)
Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj dhe drejtori i DSHP-së, Çelë Lamaj, do ta bëjnë përurimin e punimeve infrastrukturore (rrugë, kanalizim dhe ndriçim) në rrugën “Transiti i Ri” në Prizren. (Ora 11:00)
Mbahet premiera e dokumentarit “Kosova monumentale e paradokseve”, që trajton çështjen e memorialeve të viktimave civile të luftës në Kosovë. (Kino ABC, ora 12:00)
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon rezultatet e anketës “Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë – Serbi: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”. (Libraria “Dukagjini”, sheshi “Nënë Tereza”, ora 13:45)
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë (BE), Qeverive të Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë organizon ceremoninë e Grantit të Performancës komunale. (Holli në objektin e ish-Rilindjes, 14:00)
Artpolis organizon mbrëmjen poetike “Poezi për Fuqi – Çdo ditë është 8 Mars”. (Menza Ramiz Sadiku, Prishtinë, ora 20:00)