“Huani” po bëhet baba për herë të parë

Mario Cimarro dhe partnerja e tij sllovake, Bronislava Gregusova , janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e kanë bërë të ditur aktori i “Pasionet e Fshehta” dhe e dashura e tij përmes rrjeteve sociale, të shoqëruar me ekografinë e bebes. Ata po ashtu kanë zbuluar edhe emrat e mundshëm që do t’i vënë; Nëse është djalë, quhet Brando, e nëse është vajzë, Briana, përcjell portali rtv21.tv

“Ditën që emri yt vishet me blu dhe argjend, shpirti gjen veten dhe plazhet e tij përmbyten nga detet. Brando o Briana, emri yt… të shkëlqejë mes yjeve!”, thuhet në mesazhin me të cilin aktori 50-vjeçar bëri të ditur lajmin e mirë.
Ndërkohë, modelja e njohur si Broni Gregus ka postuar të njëjtat foto si Mario në profilin e saj në Instagram dhe ka komentuar: “Brando apo Briana tashmë je i dashur me gjithë zemër, trup dhe shpirt”

Aktorja Danna García, partnerja e Cimarro-s në Pasión de Gavilanes, e komentoi postimin me emocion dhe e uroi atë për fëmijën që është rrugës. “Urime!! te thashe!!! Hahaha fëmijët janë dhurata më e mirë në jetë”. Garcia dhe Cimarro kanë një miqësi të mirë dhe, çuditërisht, ata janë çift në fiksionin e Pasión de Gavilanes ; si në sezonin e parë ashtu edhe në të dytin që u shfaq premierë shkurtin e kaluar.
Lorena Meritano ka komentuar edhe me një pyetje: “A do të bëhem teze?”, për të cilën Mario iu përgjigj: “Ashtu është”. Përveç kësaj, aktorja ka uruar çiftin. Natasha Klauss, Paola Rey, Yare Santana dhe të tjerë miq dhe kolegë të tyre uruan prindërit e ardhshëm.

Modelja 27-vjeçare dhe aktori 50-vjeçar u fejuan në nëntor të vitit 2019.
Ylli i telenovelave i bëri asaj pyetjen e madhe gjatë një shëtitjeje romantike nëpër Ujëvarat Iguazú në Argjentinë. Nëpërmjet rrjeteve sociale, aktori ka bërë të ditur lajmin e lumtur të fejesës së tij me Bronin, a cila në botën e pasarelave njihet për paraqitjen në gara si Miss Sllovakia./21Media

Back to top button