3.5 milionë ukrainas u larguan me tren nga vendi i tyre
Imazhet e trenave të mbipopulluar me pasagjerë që iknin nga lufta, të ulur në dysheme dhe duke fjetur nëpër korridore, tronditën njerëzit në mbarë botën pas pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit.
Trenat kanë vazhduar të qarkullojnë që atëherë, pavarësisht luftimeve të ashpra në disa pjesë të vendit. Udhëtimet shpesh zgjasin shumë më gjatë se zakonisht, me dritat brenda të zbehura për të shmangur që trenat të bëhen objektiv.
Stacioni hekurudhor i Ukrainës tha të shtunën se 3.5 milionë njerëz kanë përdorur trenat për të ikur nga shtëpitë e tyre.
Kompania shtetërore tha se shumica e njerëzve u larguan nga Kievi, Kharkiv dhe rajoni Donbas dhe u drejtuan për në Lviv dhe Uzhorod, dy qytete afër kufirit në perëndim të vendit./21Media