“Hulku i Kosovës” hyri në librin Guinness

Bujar Muli i njohur ndryshe edhe si “Hulku i Kosovës” ka hyrë zyrtarisht në librin e Guinness për peshën më të rëndë që ka mbajtur në trup.
Për këtë ka njoftuar Libri i Rekordeve Guinness nëpërmjet uebfaqes zyrtare në internet dhe vetë vushtrriasi përmes një njoftimi në llogarinë e tij “Facebook”.
“Pesha më e rëndë e mbajtur në trup është 1,531 kilogram dhe është arritur nga Bujar Muli, më 15 korrik 2023”, thuhet në njoftimin e Guinness, duke shtuar se ai kishte thyer rekordin me qese të shumta çimentoje të vendosura mbi trupin e tij.
“Nder dhe krenari për mua që me forcën time arrita ta fus emrin e qytetit tim Vushtrrisë dhe vendin tim Kosovën në librin më të famshëm ne botë ‘Guiness World Record’”, shkroi Muli.