Humb jetën një 27-vjeçar në minierë
Në minerën e Bulqizës në Shqipëri, një minator 27-vjeçar ka humbur jetën.
Viktima është identifikuar si E. A. Aksidenti është regjistruar në nivelin 18 të galerisë, 1500 metra në thellësi të tokës.
Sipas informacioneve i ka rënë një masiv gurësh dhe e ka zënë poshtë. Në spitalin e Bulqizës ai ka mbërritur pa shenja jete.
“Me datë 28.05.2021, rreth orës 18.30, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi E. A., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën” njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për ndriçimin e plotë shkaqeve.