Humb jetën një foshnje në QKUK, Policia nis hetimet

Një foshnje ka vdekur në QKUK, në repartin e Gjinekologjisë, të enjten. Policia e Kosovës rastin po e ka cilësuar si
“trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, babai i foshnjës ka raportuar se pasi e ka dërguar gruan e tij për lindje në spital e ka kuptuar se foshnja ka vdekur.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërsa, njësitët policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button