Kreu pagesë në KEDS me 500 monedha nga 2 euro të falsifikuara, policia nis hetimet

Një zyrtare e KEDS-it në Shtërpcë ka informuar Policinë se një klient ka kryer pagesë ku gjatë numërimit kanë dalë 500 monedha nga 2 euro të falsifikuara.

Sipas policisë, monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Kujtojmë se javëve të fundit në treg janë shtuar rastet me monedha të falsifikuara, ku ditë më parë policia i ka sekuestruar mbi 85 mijë euro të falsifikuara./21Media

Back to top button