Kurti takim me homologun e tij bullgar Nikolai Denkov, diskutojnë situatën e sigurisë në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim dypalësh me Kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov, sot në Davos.

Ky takim është zhvilluar në ditën e tretë të pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror.

Përmes një komunikate për media Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet bilaterale, për 13 marrëveshjet e nënshkruara deri më tani ndërmjet dy vendeve, si dhe situatën e sigyurisë në rajon, shkruan rtv21.tv.

“Së bashku folën për marrëdhëniet bilaterale, për 13 marrëveshjet e nënshkruara deri më tani ndërmjet dy vendeve dhe 7 të tjera që janë në proces të finalizimit, për bashkëpunim ndërshtetëror dhe rajonal si dhe situatën e sigurisë në rajon”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Kurti ka falënderuar homologun e tij bullgar për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, për përkrahjen aktive në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për kontributin e tyre në fushën e sigurisë e mbrojtjes përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e KFOR-it./21Media 

Back to top button