Humbi jetën një i burgosur, Shërbimi Korrektues del me njoftim

Sot rreth orës 19:30, në Spitalin e Pejës është konstatuar vdekja e një të burgosurit, me inicialet, H.M.
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve thotë se i njëjti ishte i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese në Dubravë dhe ka qenë duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet paraprake me të cilat është pranuar.
“Sipas dosjes mjekësore i njëjti ka ardhur me sëmundje të rënda dhe me vështirësi për kujdes për vetveten. Fillimisht është pranuar në Qendrën e Paraburgimit ne Prishtinë, në pranim vizitohet nga mjeku kujdestar dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore udhëzohet për në QKUK dhe pas kthimit dërgohet ne stacionarin e burgut të Dubravës”, ka njoftuar SHKK.
Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes./21Media