Po bënin gara me vetura, policia i gjobit dy shoferë

Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës, të cilët janë kapur duke bërë gara me vetura në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:00,
“Organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media