Humbi jetën një shqiptar në Itali

 

Një burrë 50 vjeçar ka humbur jetën, teksa ka rënë nga skela ku ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur të premten në mbrëmje në San Giovanni al Natisone të Italisë, transmeton rtv21.tv.

Mediat italiane raportojnë se burri kishte shkuar për të vizituar një të afërm dhe për ta ndihmuar që t’i lyente muret e kompanisë, ndërsa po kryente punën, për arsye ende të panjohura ai ka rënë në tokë.

Policia ka thënë se rasti po hetohet./21Media

Back to top button