Trump për zjarret në Kaliforni: Katastrofë e madhe

 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se zjarret përgjatë shtëpive dhe shkatërrimi i pyjeve në Kaliforni janë një katastrofë e madhe, ai ka lëshuar ndihmën federale.

Më shumë se 14,000 zjarrfikës po luftojnë 585 zjarre që tani kanë djegur gati një milion hektarë, transmeton rtv21.tv.

Parashikimi i erërave të larta janë duke kërcënuar se do të përzënë flakë në zona më të populluara.

Të paktën gjashtë njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë evakuuar.

Shumica e dëmëve është shkaktuar nga tre komplekse të mëdha zjarresh në zona rurale malore dhe me pyje.

Zjarrfikësit e rraskapitur vazhdojnë të luftojnë flakët, me disa ndërrime pune 72-orëshe në kushte të rrezikshme dhe të nxehta raporton agjensia e lajmeve AP./21Media

Back to top button