Policia jep detaje në lidhje me vdekjen e çiftit në Junik

(Lajm i përditësuar)
Policia jep detaje në lidhje me vdekjen e çiftit në Junik
Një burrë dhe një grua sot kanë vdekur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut.
Policia e Kosovës kanë thënë se dyshohet qëshkaktar i vdekjes së çiftit ka qenë energjia elektrike.
”Në vend të ngjarjes kanë dal komandanti dhe policët e stacionit në Junik. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i qendrës së mjekësisë familjare. Dyshohet se shkaktar ka qenë energjia elektrike”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
Humbin jetën burrë e grua në bjeshkët e Junikut, prokurori i krimeve të rënda shkon në vendin e ngjarjes
Një burrë dhe një grua kanë humbur jetën në bjeshkët e Junikut.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nikçi ka thënë se prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes.
“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes. Njësitet relvante policore do bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre. Dy trupat e pajete do të dërgohen për autopsi në Mjekësinë Ligjorë”, ka thënë Nikçi./21Media