Begaj: Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj përshëndeti vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE!”, ka shkruar Begaj në Twitter.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës informoi se sot Komiteti i Ministrave me më shumë se 2/3 e votave të shteteve anëtare vendosi në favor të përmbylljes së etapës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare “PACE”.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit 2022.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?