Hungaria kundër ndalimit të plotë të BE-së për naftën dhe gazin rus

Budapesti mbetet kundër vendosjes së një embargoje të BE-së për naftën dhe gazin e importuar nga Rusia, tha zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs.
“Qëndrimi hungarez në lidhje me çdo embargo të naftës dhe gazit nuk ka ndryshuar: ne nuk i mbështesim ato”, thotë ai.
Një embargo totale ndaj dy lëndëve djegëse fosile ruse po shqyrtohet aktualisht nga Komisioni i BE-së për t’u përfshirë në raundin e tij të gjashtë të sanksioneve kundër Moskës, transmeton rtv21.tv.
Ministrat e Energjisë së BE-së shpresojnë të arrijnë një qëndrim të bashkuar për gazin dhe naftën ruse nëpërmjet një sërë bisedimesh urgjente këtë javë.
Megjithatë, Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck pranon se nuk ka një pikëpamje unanime midis 27 vendeve të bllokut për mbylljen e furnizimeve me energji ruse.
Moska vazhdon të deklarojë se blerësit e huaj të gazit duhet të paguajnë në bankën e saj private, Gazprombank, e cila do të konvertonte çdo dollarë ose euro në rubla.
Komisioni Evropian sugjeron se vendet evropiane që përmbushin kërkesat bankare të Moskës mund të shkelin sanksionet e BE-së./21Media

Back to top button