Hungaria rihapi pikën kufitare me Serbinë

Kufiri ishte mbyllur përkohësisht për të ndaluar kalimin e migrantëve

Policia hungareze rihapi një vendkalim kufitar me Serbinë, një ditë pasi qindra migrantë protestuan duke kërkuar hyrjen në Hungari.

“Kalimi kufitar është rihapur“, thuhet në një deklaratë, në faqen e internetit të policisë.

Kufiri ishte mbyllur përkohësisht, pasi rreth 200 migrantë, përfshirë fëmijët, u mblodhën në këtë vend dhe kërkuan të kalojnë kufirin.

Hungaria njoftoi se vetëm gjatë muajit të kaluar ka pasur më shumë se 3.400 përpjekje për të kapërcyer kufirin.

Zyrtarët thonë se shumica e migrantëve vijnë nga vendet e shkatërruara nga lufta në Siri, Irak, Afganistan dhe Jemen./21Media

Back to top button