Hyjnë në fuqi masat lehtësuese anti-Covid në Shqipëri

 

Nga sot, 1 qershor, hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid në Shqipëri. Kështu mbajtja e maskave nuk do të jetë e detyrueshme në ambientet e jashtme. Ora policore do të shtyhet me një orë, pra nis në orën 23:00 ndërsa muzika do të jetë e lejuar deri në orën 22:00.

Të gjithë shtetasit që për arsye punë do të lëvizin përtej orës 23:00, të jenë të pajisur me leje nga e-Albania ose të kenë dokumentin që vërteton se është punonjës në një nga shërbimet kritike.

Policia do të dalë në terren për të monitoruar mbarëvajtjen e masave anti-Covid. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj, komunikim me mediet tha se për konstatimet që do të kenë strukturat policore në shkelje të këtyre akteve, ndaj kundërvajtësve do të aplikohen masat administrative./oranews

Back to top button