Hykmete Bajrami rikujton deklaratën e Kurtit se kushërinjtë janë për dasma

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se Lëvizja Vetëvendosje i ka mashtruar qytetarët.
“Të gjithëve na kujtohet video e famshme e kryeministrit të tanishëm në fushatën e fundit, ku thoshte: Kushërinjtë janë për dasma, nuk ka me shku në ministri me krejt kushëri. Në atë video dëshmohej qytetari duke thënë ‘të lumtë goja’, d.m.th. qytetarët verbërisht i kanë besuar zotëri Kurtit dhe LVV-së duke menduar se njëmend meritokracia do të vihej dhe qytetarët e kualifikuar pa lidhje partiake do të mund të punësohen në konkurse të hapura. Nuk dola të them se s’ka pasur nepotizëm në të kaluarën, jam këtu të them që LVV-ja iu ka mashtruar dhe po bën pesëfish më shumë se ata që i ka kritikuar 15 vjet në opozitë.”, tha ajo.
Hykmete Bajrami tutje shtoi se LVV-ja po bën pesëfish më shumë se ata që e i ka kritikuar 15 vjet në opozitë.
“Ajo çka ndodhi në konkursin e KEK-ut është vazhdimësi e kapjes së shumë institucioneve nga ditët e para të LVV-së”, tha ajo në seancën e sotme plenare./21Media

Back to top button